Fjalë Kyçe

Trepça ’89 pranë firmës me talentin që është rritur në Gjermani

Trepça ’89 pranë firmës me talentin që është rritur në Gjermani

Ish-përfaqësuesi i Kosovës U-21, Engjëll Hoti, është duke u stërvitur me Trepçën ‘89.

21-vjeçari, që luan si mesfushor qendror dhe ofenziv, shumë shpejt pritet të nënshkruajë kontratë me ekipin mitrovicas. Presidenti Abedin Zeka është shprehur i kënaqur që ka arritur të sjellë në klub një futbollist që është rritur në Gjermani te Stuttgarti dhe Brauchëeigu.

Trajneri i Kosovës U-21, Rafet Prekazi, e kishte grumbulluar disa herë Hotin për ndeshjet kualifikuese të Europianit 2019, ndërsa e aktivizoi në dy ndeshje kundër Irlandës dhe Norvegjisë. Përveç Hotit, presidenti Zeka ka bërë të ditur që ka transferuar dy mesfushorë nga Mali, të cilët janë në procedura për të rregulluar dokumentacionin.

Kujtojmë që pak ditë më parë Trepça ‘89 zyrtarizoi si Sabit Osmanin dhe Shpëtim Idrizin, që së bashku do ta udhëheqin ekipin në edicionin pranveror të Superligës. Synimi kryesor i kampionit të vitit 2017 sivjet është sigurimi i qëndrimit në elitën e futbollit kosovar.