Fjalë Kyçe

Trepça ’89 vazhdon eksportimin e futbollistëve jashtë Kosovës, Sie transferohet në Bullgari

Trepça ’89 vazhdon eksportimin e futbollistëve jashtë Kosovës, Sie transferohet në Bullgari

Bismark Charles Sie është transferuar në Bullgari te CSKA Sofia nga Trepça ’89.

Lajmin e ka konfirmuar për Indeksonline presidenti i ekipit mitrovicas, Abedin Zeka.

“Sie është në Bullgari duke ushtruar me CSKA Sofien. Kemi pasur 3 oferta por ai ka zgjedhur këtë skuadër. Së shpejti do të finalizohet marrëveshja” deklaroi Zeka.

19 vjeçari Sie debutoi në futbollin kosovar me Vushtrrinë.

Verën e kaluar ai u transferua te Trepça ’89 dhe për gjysmë sezoni shënoi 7 gola.

Vlen të theksohet që vetëm në 12 muajtë e fundit, Sie është lojtari i 3-të që është transferuar jashtë Kosovës nga Trepça ’89, pas Arb Manajt e Milot Avdylit.