Trepça ka arritur që ta mposhtë Sigal Prishtinën në basketboll me rezultat 94:72.
Sigal Prishtina nuk arriti që ta fitonte asnjë çerek. Çerekun e parë, Trepça e fitoi me rezultat 23-20, të dytin me rezultat 24-17, të tretin me 10 pikë diferencë, 26-16 dhe çerekun e katërt “minatorët” e fituan me rezultat 21-19.
Në këtë ndeshje më i dalluari nga Trepça ishte Taurus Ramon Jr Cockfield me 22 pikë të shënuara, katër topa të vjedhur e tri asistime, ndërsa te Prishtina ishte Dachon Burke me 16 pikë të shënuara, katër topa të vjedhur dhe një asist, njofton Klankosova.tv.
Me këtë fitore, Trepça gjendet në pozitën e parë me 14 pikë, ndërsa Prishtina në pozitën e pestë me 12 pikë.