Fjalë Kyçe

Trepça rikthen epërsinë, një fitore larg titullit

Trepça rikthen epërsinë, një fitore larg titullit

Trepça ka shënuar fitore ndaj Golde Eagle Yllit me rezultat 85:78 në ndeshjen e tretë të serisë finale të Superligës së Kosovës, ku ‘minatorët’ tani vetëm një fitore i ndan nga titulli i kampionit.

Pjesa e parë u mbyll me epërsi të Trepçës 37:31, ndërsa suharekasit u rikthyen në çerekun e tretë.

Megjithatë, mitrovicasit arritën të krijonin një epërsi të konsiderueshme, duke e ruajtur deri në përfundim të takimit, fal disa pikëve radhazi të Erion Kastratit.

Kevin Capers me 19 pikë ishte mw i miri te Trepça, ndërsa u ndihmua edhe Erion Kastrati me 16 pikë dhe Darnell Edge me 15 pikë.

Te Ylli më i miri ishte Alonzo Verge Jr me 28 pikë.

Ndeshja e katërt finale zhvillohet të dielën në Suharekë, e cila mund të jetë edhe vendimtare sa i përket titullit. Kjo pasi Trepçës in duhet vetëm një fitore që të kurorëzohet si kampion i Kosovës.

E nëse Ylli fiton të dielën, finalja e pestë dhe e fundit zhvillohet më pas në Mitrovicë për ta përcaktuar kampionin.