Fjalë Kyçe

Tri skuadra të interesuara për Gotzen

Tri skuadra të interesuara për Gotzen

Tri skuadra kanë shprehur interesim për shërbimet e mesfushorit ofanziv, Mario Gotze.

Lojtari që dikur cilësohej si “Messi i Gjermanisë” aktualisht po luan te PSV Eindhoven si transfer i lirë, pasi Dortmundi nuk dëshironte ta vijonte bashkëpunimin me të.

Gjithsesi, përkundër kësaj rënie në karrierë, ende ka skuadra që duan ta kenë në skuadër, transmeton lajmi.net.

Benfica, Eintracht Frankfurti dhe Inter Miami janë në garë me njëra-tjetrën për lojtarin i cili është në vitin e parë të kontratës katërvjeçare me holandezët.

Gjithsesi, kjo nuk pritet të paraqesë problem për asnjërën nga klubet e përmendura, nëse 30-vjeçari pajtohet me kushtet personale te ndonjëra skuadër.

Vlera e tij aktuale në treg është diku rreth 10 milionë euro, sipas Transfermarkt.