Ambasadorja italiane në Australi, Francesca Tardioli e cila ndodhej për disa ditë pushime në qytetin e saj, ka ndërruar jetë në Foligno .
Lajmi bëhet i ditur nga disa gazeta lokale.
Sipas Corriere dell’Umbria , Tardioli vdiq pasi u rrëzua nga ballkoni i një shtëpie, duke humbur ekuilibrin duke u përkulur mbi një tarracë.
“Lajm tronditës për ndarjen nga jeta të ambasadores Francesca Tardioli. E dashur mike. Kolege brilante. Diplomate shumë e respektuar”, shkroi në Twitter Ambasadorja e Australisë në Itali, Margaret Twomey.
Aktualisht polcia është duke e hetuar rastin.