Fjalë Kyçe

Tronditëse: Motra e futbollistit të njohur qëllohet me thikë nga një biznesmen shqiptar

Tronditëse: Motra e futbollistit të njohur qëllohet me thikë nga një biznesmen shqiptar

Harry Maguire u arrestua nga policia pasi u përpoq të ndihmonte motrën e tij, e cila ishte qëlluar me thikë në krah nga një biznesmen shqiptar, raporton “The Sun”.

Burime i thanë medias angleze se konflikti kishte nisur pas refuzimit që motra e Harry-t, Daisy, i kishte bërë biznesmenit shqiptar. Ky i fundit i ishte afruar motrës së futbollistit të Manchester United për të biseduar, por pas refuzimit të saj, ai ka nxjerr një thikë dhe e ka qëlluar.

Tabloidi i njohur shton se Meguire është hedhur në sulm menjëherë teksa në ndihmë të biznesmenit shqiptar (emri të cilit ende nuk bëhet i ditur) u përfshinë dhe disa bashkëkombas të tij.

Një burim nga Mikonosi, ku ndodhi ngjarja, raporton se lojtari i Anglisë tentoi të çonte në spital motrën e tij me taksi, por u konfliktua dhe me një polic, i cili ishte veshur civil.

Më pas ai u ndalua nga policia greke dhe kaloi natën në stacionin policor të Sirosit dhe pranoi të hiqeshin të gjitha akuzat për: agresion, prishje të qetësisë publike, dhënie ryshfeti për policinë nëse do të largohej menjëherë nga Greqia. Besohet se Meguire është kthyer në atdhe.