Kosova dhe Izraeli sot kanë arritur marrëveshje për njohje reciproke.
Njohja reciproke Kosovë-Izrael vjen pas ndërmjetësimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë një koment në rrjetin social Facebook, pas marrëveshjes së arritur.
“Një ditë tjetër e madhe për paqen në Lindjen e Mesme – Kosova me shumicë myslimane dhe Izraeli janë pajtuar për normalizim marrëdhëniesh dhe për vënie të marrëdhënieve diplomatike. Ju lumtë!”, ka shkruar Trump në Facebook.
https://www.facebook.com/DonaldTrump/posts/10165390743610725
Për njohjen reciproke Kosovë-Izrael ka folur edhe kryeministri izraelit.
Benjamin Netanyahu ka thënë se pas marrëveshjes, Kosova do të jetë “shteti i parë me shumicë myslimane që hapë ambasadë në Jerusalem”.