Trump shprehu zemërimin e tij në një postim në Twitter drejtuar Presidenti francez, Emmanuel Macron.
Taksat prej 3% të Francës duhet të paguhen për shitjet e krijuara nga firmat shumëkombëshe si Google.
Administrata e Trump argumenton se ai në mënyrë të padrejtë synon gjigandët e teknologjisë amerikane.
“Franca vetëm vendos një taksë dixhitale për kompanitë tona të teknologjisë së madhe amerikane. Nëse dikush vendosë taksë për to, duhet të jetë vendi i tyre, SHBA-të”.
“Ne do të ndërmarrim një veprim thelbësor reciprok mbi marrëzinë e Macron-it menjëherë. Gjithmonë kam thënë që verërat amerikane janë më të mira se verërat franceze!”.
Presidenti – i cili nuk pi – paralajmëroi gjithashtu gjigandin e teknologjisë amerikane Apple se nuk do t’u jepej asnjë lehtësim tarifor për pjesët e bëra në Kinë.
“Bëni ato në SHBA, asnjë tarifë!” ai shkroi.