Presidenti Donald Trump të dielën për herë të parë ka pranuar se kundërshtari i tij demokrat Joe Biden ka fituar në zgjedhjet e 3 nëntorit, mirëpo ka përsëritur sërish pretendimin e tij se votat janë manipuluar.
“Ai fitoi sepse zgjedhjet janë manipuluar”, ka shkruar ai në Twitter, përcjell Koha.
Postimit të tij i është bashkangjitur paralajmërimi nga Twitteri se ka përmbajtje dezinformuese në lidhje me pretendimet për mashtrim në zgjedhje.