Një krizë politike e inkurajuar nga SHBA kërcënon ta përkeqësoj situatën me koronavirus.
Administrata e Trumpit ka mbjellë trazira politike në Kosovë pikërisht në kohën kur duhet një qeveri stabile të përballet me gjendjen me koronavirus. Sfida për të pasur një shpërthim në Kosovë është shtuar pas rrëzimit të Qeverisë në fund të marsit, dy muaj pasi kishte marrë mandatin.
Beteja politike e ka groposur Kurtin i cili mbetet kryeministër në detyrë e i cili favorizon zgjedhjet e reja, kundër presidentit Hashim Thaçi dhe disa nga partitë parlamentare të cilët dëshirojnë që të formojnë një qeveri të unitetit kombëtar e cila do të linte anash Kurtin dhe Vetëvendosjen, e cila ka bërë fushatë për anti-korrupsion dhe ka bllokuar ndikimin e madh të SHBA-së në punët e Kosovës. Nga këtu është rikthyer kriza se kush do të qeverisë me vendin. Qytetarët e mbyllur në Prishtinë, kanë protestuar nëpër ballkone për të kundërshtuar rënien e Qeverisë gjatë kohës së krizës me koronavirus.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hequr Kurtin, për të bërë një hap më tutje në finalen e madhe të dialogut Kosovë-Serbi. Hidhërimi i Washingtonit ishte se Kurti kishte insistuar që të mbahet tarifa 100 për qind për mallrat serbe, gjë që edhe administrata Trump edhe Thaçi e kishin parë si pengesë për avancimin e negociatave me Beogradin. Për më tepër Kurti kishte kundërshtuar fuqishëm idenë për korrigjim të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Administrata Trump është deklaruar e hapur për shkëmbim të tokave, ashtu siç kanë bërë Thaçi dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Meritat për të nxitur një shkëmbim territoresh dhe roli i SHBA-së në mbështetjen e Thaçit për ta hequr Kurtin, është kritikuar jo vetëm për rrezikimin e sovranitetit por edhe për përçarjen e Qeverisë gjatë kohës së pandemisë. Administrata e Trumpit është kritikuar edhe nga Eliot Engel, për minimin e Qeverisë së zgjedhur nga votat e qytetarëve pikërisht në kohën kur Qeveria duhet të fokusohet në marrjen e masave efektive në emergjencë shëndetësore.
Mbështetja e SHBA-së për mocionin e mosbesimit për ta hequr Kurtin është e rrezikshme edhe për një arsye tjetër. Kjo rrit mundësinë që Administrata e Trumpit mund të kërkojë të jetë në mbrojtjen e Thaçit për ta mbrojtur atë nga Gjykata Speciale e cila gjykon krimet e luftës së fundit në Kosovë.
Duke punuar në heqjen e Kurtit dhe duke mbështetur Thaçin, SHBA-ja ka nënshkruar kthimin e elitës së vjetër politike në Kosovë, shumica e të cilëve janë të akuzuar për abuzim të të drejtave të njeriut dhe krim të organizuar. Gjatë 78 ditëve të bombardimeve të NATO-s, SHBA-ja ka bashkëpunuar ngushtë me Hashim Thaçin. SHBA-ja dhe aleatët perëndimorë kanë vazhduar ta mbështesin Thaçin dhe disa prej figurave udhëheqëse të UÇK-së të cilët u kthyen si politikanë.
SHBA ka pasur ndikim substancial në Kosovë që nga intervenimi i NATO-s kundër Serbisë. Që nga atëherë SHBA-ja ka punuar ngushtë me partnerët evropianë për ta mbështetur vendin e ri. Në situatën aktuale, përfshirë Francën e Gjermaninë kundërshtuan rënien e Qeverisë Kurti, me shqetësimin për destabilizimin e Kosovës në kohë të pandemisë. Vendimi i administratës Trump për mbështetjen për heqjen e Kurtit, mund të heq mbështetjen e kosovarëve për SHBA-në. Kosovarët të cilët deri tash kanë mbështetur SHBA-në për shkak të intervenimit të NATO-s dhe për shkak të pavarësisë, mund ta rikonsiderojnë këtë mbështetje.
Shumë kosovarë tashmë janë lodhur me mbështetjen e SHBA-së ndaj politikanëve të korruptuar të udhëhequr nga Thaçi, i cili ka dominuar politikën në Kosovë që pas përfundimit të luftës. Administrata Trump rrezikon rezervuarin e vullnetit të mirë të cilin e ka marrë në Kosovë për dy dekada.
Nga ajo që kemi parë nga kjo administratë është ndërhyrja politike në Kosovë e nxitur nga një i besueshëm i Trumpit, duke realizuar politika ad-hoc. Në rastin e fundit kjo ka ndodhur edhe me Richard Grenell, përvoja e të cilit në rajon është minimale, por si shumë kush në Administratën Trump, është i prirë për t’i kënaqur ambiciet e një shefi tekanjoz dhe të vetë-vlerësuar. Në këtë kapacitet, ai ka punuar ngushtë me Thaçin dhe Vuçiqin për të shtyrë përpara një marrëveshje paqeje. Në mars, Grenell ka pritur Thaçin dhe Vuçiqin në Shtëpinë e Bardhë me zyrtarë të lartë të pranishëm.
(Kjo analizë është publikuar në Foreign Policy)