Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka falur 23 aktivistë kundër abortit, përfshirë edhe disa të arrestuar që kishin bllokuar një klinikë të shëndetit riprodhues, duke frikësuar stafin dhe pacientët.
Vendimi për faljen e tyre erdhi një ditë para “Marshit për Jetë”, ngjarje që organizohet çdo vit kundër abortit në Washington D.C, raporton “BBC”.
Presidenti Trump e quajti arrestimin e aktivistëve si “qesharak”.
Trumpi gjatë fushatës së tij pati theksuar që shtetet individualisht duhet të vendosin lidhur me ligjshmërinë e abortit.
Gjatë mandatit të tij të parë Trumpi pati caktuar tre anëtarë të Gjykatës së Lartë, të cilët patën rrëzuar vendimin historik ‘Roe kundër Wade’ që ofronte mbrojtje kushtetuese për të drejtën e grave për abort.
Trumpi pati thënë vazhdimisht se ai është krenar që ky vendim u rrëzua.