Presidenti Donald Trump ka fituar në Karolinën e Jugut, raporton agjencia e lajmeve AP.
Ky shtet i jep atij nëntë vota elektorale.
Trump e ka fituar me lehtësi Karolinën e Jugut edhe në zgjedhjet e vitit 2016, kundrejt kandidates së atëhershme demokrate, Hillary Clinton.