Ushtria amerikane vrau personin që ka shumë të ngjarë të pasojë Abu Bakr Al- Baghdadi si udhëheqës i të ashtuquajturit Shtetit Islamik, tha presidenti i SHBA-së Donald Trump.
“Sapo është konfirmuar që ushtarët amerikanë vranë zëvendësin e parë të Abu Bakr Al-Baghdadi. Ai me shumë mundësi do të merrte vendin e parë,” tha Trump në Twitter.
Trump nuk e specifikoi kujt i referohej, por Shtetet e Bashkuara konfirmuan të hënën se u vra një zëdhënës i të ashtuquajturës Shtetit Islamik, Abu al-Hasan al-Muhajir, i cili u konsiderua njeriu i dytë i asaj organizate ekstremiste, raporton Reuters.
Forcat kurde siriane të dielën njoftuan se Muhajir ishte vrarë në një aksion të përbashkët nga trupat kurde dhe amerikane në veri të Sirisë dhe ishte likuiduar në vazhdimin e një operacioni që vrau më parë liderin e ISIS Abu Bakr Al-Baghdadi.
Forcat kurde thanë se Muhajir ishte “dora e djathtë” e udhëheqësit të Shtetit Islam.