Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Koreja e Veriut mund të bëhet një nga “fuqitë e mëdha ekonomike” në botë nëse heq dorë nga armët e saj bërthamore.
Në një postim në Twitter, ai tha se kombi korean kishte “më shumë potencial për rritje të shpejtë se çdo komb tjetër”.
Komentet e tij erdhën disa orë pasi sekretari i shtetit Mike Pompeo tha se Pyongyang mbetet një kërcënim bërthamor, njofton Klan Kosova.
Trump do të takojë udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, për herë të dytë më 27-28 shkurt në Hanoi të Vietnamit.
“Ne të dy presim një vazhdim të progresit të bërë në samitin e parë në Singapor”, tha Trump në Tëitter, duke iu referuar takimit midis dy udhëheqësve në qershorin e kaluar.