“Joe Bieden është kundër Zotit”, kështu tha presidenti amerikan Donald Trump, duke intensifikuar sulmet mbi rivalin e tij demokrat e duke paralajmëruar një betejë të shëmtuar elektorale.
Komentet, gjatë një udhëtimi në Ohajo, erdhën ndërsa Trump po përpiqet të mbledhë mbështetje në terren në shtetet qendrore që çuan në fitoren e tij në 2016.
“Ai është kundër zotit. Ai është kundër armëve”, tha Trump.
Biden, një katolik i konfirmuar, do të përballet me Trump në nëntor. Sondazhet e opinionit publik tregojnë se demokrati aktualisht është në kryesim. Ish-zëvendëspresidenti Biden ka folur shpesh se si besimi i tij e ndihmoi të përballonte vdekjen e bashkëshortes së parë dhe vajzës në një aksident me makinë në 1972. Zëdhënësi i fushatës së tij, tha në një deklaratë se besimi i Joe Biden është thelbi i asaj që ai është. Ai ka jetuar me dinjitet të gjithë jetën e tij dhe besimi ka qenë për të burim force dhe ngushëllim në kohë vështirësish të mëdha.
Trump, që e identifikon veten si presbiterian, tha për Biden më herët se ai po ndjek një agjendë majtiste radikale.
“Do t’ju marrë armët, të shkatërrojë amendamentin e dytë. Jo fesë, jo asgjëje, dëmton biblën dhe zotin. Ai është kundër Zotit, kundër armëve, kundër energjisë.”