Presidenti Trump njoftoi se administrata e tij do ta godasë Iranin me sanksione të reja pas sulmit të saj në dy baza ushtarake në Irak ku gjenden trupat amerikane, si dhe në përgjigje të agresionit të tij më të gjerë në rajon.
“Shtetet e Bashkuara menjëherë do të vendosin sanksione shtesë ndëshkuese ekonomike ndaj regjimit iranian”, tha Trump.
Ai vuri në dukje se administrata e tij po vazhdon të rishikojë opsione të tjera për t’iu përgjigjur sulmeve raketore iraniane.
“Këto sanksione të fuqishme do të qëndrojnë derisa Irani të ndryshojë sjelljen e tij”, tha Trump.
“Vetëm në muajt e fundit, Irani ka kapur anije në ujërat ndërkombëtare, goditi Arabinë Saudite dhe rrëzoi dy dronë amerikan”, u shpreh Trump.