Donald Trump shpallet i pafajshëm nën akuzat se nxiti trazirat më 6 janar në Kapitol
Senati amerikan nxori Trumpin të pafajshëm nën akuzat se kinse ish-presidenti nxiti trazirat më 6 janar në Kaptiol.
Senati votoi 55 me 45 në favor të ish-presidentit Trump.
Shtatë republikanë u bashkuan me çdo demokrat në votimin për të dënuar Trump, por nuk ishte e mjaftueshme për ta shpallur atë fajtor.
Shtatë republikanët e Senatit që votuan për të dënuar Donald Trump ishin Richard Burr, Bill Cassidy, Susan Collins, Lisa Murkowski, Mitt Romney, Ben Sasse dhe Pat Toomey.
Dy nga ata shtatë republikanë – Burr dhe Toomey – po dalin në pension. Dy republikanë të tjerë në pension – Rob Portman dhe Richard Shelby – votuan për të liruar Trump.