Presidenti amerikan, Donald Trump, ka mbrojtur përkrahësit e tij që kanë rrokur vëmendjen në përplasjet vdekjeprurëse me aktivistët kundër racizmit.
Ai ka thënë se adoleshenti i akuzuar për vrasjen e dy personave në Wisconsin ka vepruar në vetëmbrojtje.
Trumpi ka thënë se Joe Bideni, rivali i tij demokrat, nuk ka nxitur përkrahjen ndaj aktivistëve që po akuzohen për prishje të rendit, transmeton KOHA.
Protestat e qeta kundër racizmit janë përshkallëzuar në të dhunshme në ditët e fundit. Kandidati demokrat është shprehur kundër dhunës, ndërsa ka akuzuar Trumpin për ndasinë që ka nxitur edhe dhunën.
Trumpi menjëherë i është kundërpërgjigjur duke thënë se vetëm shtetet e drejtuara nga demokratët janë përfshirë në dhunë.