Ambasadori Jorn Rohde ka njoftuar se të hënën kanë arritur në Kosovë “pionerët e ushtrisë gjermane” të cilët do ta përgatisin terrenin për kontingjentin e ri të ushtarëve gjermanë që pritet të vijnë gjatë muajit prill.
Gjermania ka njoftuar se nga prilli do ta rrisë prezencën e ushtarëve në misionin e KFOR-it në Kosovë. Vendimi u mor pas tensioneve në komunat veriore në maj të vitit të kaluar.
Dje kanë arritur ata që Rohde i ka quajtur “pionerët e Bundeswehrit”.
“Gjermania vazhdon të marrë përgjegjësinë brenda KFOR-it në Kosovë. Si hap i parë drejt pranisë më të madhe ushtarake në terren, pionerët nga Bundeswehri mbërritën dje në Kosovë për të përgatitur terrenin për rritjen e kontingjentit gjerman të KFOR-it”, ka shkruar Rohde në “X”.
Me ardhjen e trupave të ri, Gjermania pritet të ketë rreth 200 ushtarë në Kosovë.
https://twitter.com/GermanAmbKOS/status/1767585527493009733/photo/1?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1767585527493009733%7Ctwgr%5E7a84eb583bdf6346ffdbb4dddf0393d8c34ff93e%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.koha.net%2Farberi%2F412420%2Ftrupa-te-rinj-gjermane-ne-kosove-rohde-pergatitje-terreni-per-kontingjentin-e-ri%2F