Fjalë Kyçe

Trupat e viktimave të masakrës së Rezallës pritet të kthen sot nga Serbia

Trupat e viktimave të masakrës së Rezallës pritet të kthen sot nga Serbia

Sot pritet të kthehen nga Serbia në Kosovë trupat e viktimave të masakrës së Rezallës

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ditë më parë.

‘’Viktimat e Masakrës së Rrezallës të zhvarrosura nga varreza masive në Kizhevak, Serbi, do të riatdhesohen në Republikën e Kosovës më 30 Shtator 2021. Komisioni Qeveritar i Republikës së Kosovës për Persona të Zhdukur, në koordinim me familjet, në vazhdimësi ka kërkuar që riatdhesimi i këtyre eshtrave të ndodhë sa më parë.’’, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se riatdhesimi i mbetjeve mortore të viktimave do të realizohet në bashkëpunim me përkrahjen e familjeve, Institutit të Mjekësisë Ligjore, Policisë së Kosovës – Sektorit për Krime Lufte , Ministrisë së Mbrojtjes dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Kutojm se sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të bëjë homazhe para arkivoleve të viktimave të masakrës së Rezallës.