Nënkryetari i bashkisë së Mariupolit, Sergei Orlov tha se trupat ruse kanë marrë peng stafin dhe pacientët e spitalit të Mariupolit.
“Ne morëm informacione se ushtria ruse hyri në spitalin tonë më të madh dhe ata po përdorin pacientët dhe mjekët tanë si pengje“, tha Orlov.
“Ne mund ta konfirmojmë këtë informacion dhe gjithashtu guvernatori i rajonit të Donjeckut e ka konfirmuar këtë. Ne morëm informacionin se atje janë 400 persona“, shtoi ai.