Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për vrasjen e djeshme në fshatin Qifllak të Rahovecit.
Përmes, raporti 24 orësh të policisë bëhet e ditur se viktima është gjetur nga vëllai i tij në oborrin e shtëpisë, shkruan Gazeta Alo.
Plaga e viktimës dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. /Gazeta Alo/