Trusti po përgatitet për t’ua mundësuar qytetarëve të Kosovës të bëjnë tërheqjen e 10-përqindëshit të kursimeve të tyre.
Sipas zëdhënësit Jeton Demi, nëse në nëntor hyn në fuqi Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, atëherë nga dhjetori qytetarët mund të bëjnë tërheqjen, raporton KOHA.
Demi ka treguar se rreth gjysma e kontributdhënësve mund të tërheqin nga 100 euro.
Ai ka shtuar se krahasuar me vitin e kaluar, janë rreth 6 mijë kontributdhënës më pak e po ashtu ka rënie në numrin e të punësuarve.
E nga Oda Ekonomike Amerikane, zvogëlimin e numrit të kontribuuesve e shohin si mundësi të zvogëlimit të numrit të vendeve të punës.
Po ashtu, tërheqja e 10% të kursimeve pensionale nga Oda amerikane shihet si jokonvencionale.
Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, që e parasheh këtë masë, është miratuar në parim në Kuvendin e Kosovës dhe pritet të dalë edhe për votim në lexim të dytë.