Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës ka njoftuar se sot Qeveria e Kosovës, e ka kaluar propozimin për tërheqjen e përqindëshit të kursimeve.
Përmes një postimi në Facebook bëhet e ditur se pasi aprovimit në Parlament qytetarët do të njoftohen për mënyrën e aplikimit.
Njoftimi i plotë:
Kontribuues të nderuar,
Sot Qeveria bëri propozimin për tërheqje të 10% të kursimeve pensionale.
Pasi që Parlamenti të aprovojë ndryshimet ligjore të propozuara, ne do të ju njoftojmë për mënyrën e aplikimit.