Fjalë Kyçe

Tuchel do të shpërblehet me kontratë të re, gjermani tashmë po mendon për përforcimet e reja

Tuchel do të shpërblehet me kontratë të re, gjermani tashmë po mendon për përforcimet e reja

Menaxheri i Chelseat, Thomas Tuchel do të firmos kontratë të re.

Thomas Tuchel është zgjuar si një njeri i lumtur në mëngjesin e sotëm pasi ai dje e fitoi Ligën e Kampionëve.

Mirëpo, sot ai ka marrë lajmin që klubi dëshiron t’ia zgjasë kontratën, njëherësh duke ia zgjatur akoma më shumë gëzimin vetvetes.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Tuchelit do t’i ofrohet një kontratë e re nga klubi dhe ai tashmë po mendon t’i identifikojë objektivat për t’i transferuar në verë.

Ai do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2023 me mundësi zgjatje.