Fjalë Kyçe

Tuchel tmerron serbët: Neymar do të paraqitetkundër Crvena Zvezdës

Tuchel tmerron serbët: Neymar do të paraqitetkundër Crvena Zvezdës

Neymar pritet që të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Crvena Zvezdës, të cilën PSG e luan në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Kapiteni i kombëtares së Brazilit ishte zëvendësuar në ndeshjen e 2 dhjetorit, të cilën Paris Saint Germain e luajtën kundër Bordeaux, si pasojë e një dëmtimi.

Megjithatë, trajneri gjerman i parisienëve ka thënë se Neymar pritet të luaj kundër skuadrës nga Beogradi.

“Neymar do të stërvitet me grupin sonte. Ai duhet të luaj nesër, nëse gjithçka shkon mirë” ka thënë Tuchel në konferencën për shtyp para ndeshje, transmeton lajmi.net.

“E njëjta situatë qëndron me Eric Choupo – Moting. Ai do të testohet të hënën. Nëse stërvitet normalisht, ai do të jetë aty” ka thënë trajneri gjerman.

PSG me një fitore do ta siguronte kalimin tutje 100%. Në të kundërt, do të varej edhe nga rezultati i ndeshjes tjetër të grupit C,Liverpool – Napoli.