Fjalë Kyçe

Tun Bardhoku prezantohet me fanellë të Prishtinës

Tun Bardhoku prezantohet me fanellë të Prishtinës

Tun Bardhoku edhe zyrtarisht është futbollist i skuadrës së Prishtinës.

Mbrojtësi gjakovar ka nënshkruar kontratë me klubin bardhekaltër dhe është prezantuar me fanellë të tyre.

Vetëm pak orë më parë Vëllaznimi reagoi duke thënë se lojtari në fjalë ka ende kontratë me klubin.

25-vjeçari ka thënë se ka qenë e vështirë të vendoste pasi kishte edhe një ofertë nga një skuadër jashtë Kosovës.

“Thjesht zgjodha Prishtinën për arsye se është ndër klubet me të vjetra dhe më e trofeshmja në vend dhe është kënaqësi e madhe që një klub si Prishtina të më ofroj që t’i shërbej asaj me cilësitë e mia”.

“Po ashtu ishte edhe zgjidhje e vështirë, sepse kisha edhe një ofertë të mirë jashtë vendit dhe ndërmjet dy opsioneve, megjithatë zgjodha të mbroj ngjyrat e Prishtinës”.

“Normalisht, asnjë lojtar nuk vije pa pak frikë, Prishtina është klub i madh, ka ekip mjaft cilësor, ka shumë konkurrencë, por unë kam besim se do të përballoj konkurrencën. Përndryshe pres, nuk e them vetëm me fjalë, por e besoj që mund ta rikthejmë titullin e kampionit, sepse me lojtarët që jemi dhe me punën që bëhet të jep shumë shpresë”, ka thënë Tun Bardhoku për faqen zyrtare të klubit.