Tuna dhe Patrisi publikuan një foto bashkë me djalin, ku ishin veshur me veshje sportive.
Tuna Sejdiu dhe Patris Berisha këtë ditë po e kalojnë bashkë me djalin, Tianin, shkruan lajmi.net.
Ishte Patrisi ai i cili postoi një fotografi në Instagram, ku u shfaq pranë Tunës dhe Tianit.
Çifti ishin veshur në veshje sportive, ndërsa që të dy dukeshin të lumtur pranë njëri-tjetrit, në shoqërinë e djalit.
Për ndryshe, Tuna aktualisht po e shijon suksesin e albumit të ri “Fortuna”, i cili rezultoi shumë i suksesshëm.