Fjalë Kyçe

Turisti i pavemendshëm mbytet pasi bie nga 10 metra lartësi

Turisti i pavemendshëm mbytet pasi bie nga 10 metra lartësi

Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë të shtunë pasdite në Gjirokastër, ku një shqiptar u gjet i pajetë në një përrua.

Mësohet se 64 vjeçari kishte shkuar si turist në zonë dhe për shkak të një incidenti, ka rënë nga një lartësi prej rreth 10 metrash. Impakti ka qenë vdekje prurës për qytetarin e identifikuar me inicialet B.Gj (nga Tirana).

Ndërkohë policia po vijon ende me punën për ta nxjerrë trupin e pajetë nga përroi, por deri më tani e ka patur mjaft të vështirë për shkak të terrenit të thepisur në zonën e Dunavatit