Fjalë Kyçe

Turisti polak që theu këmbën në Theth: Prap e dua Shqipërinë

Turisti polak që theu këmbën në Theth: Prap e dua Shqipërinë

Pas 3 orë kërkimesh banorët e zonës kanë gjetur më në fund turistin polak cili u rrëzua pasditen e sotme në malin e Arapit në Theth.

Ai kishte dëmtuar këmbën dhe nuk mund të ecte ndaj i kishte dërguar me telefon vendodhjen të dashurës së tij, e cila më pas ka dhënë dhe alarmin për bllokimin e tij.

Turisti ka folur në një videomesazh duke treguar edhe gjendjen e tij pasi është takuar me banorët që kanë shkuar ta shpëtojnë.

“Jam nga Polonia. Këmba ime është thyer. E kam ndjerë që para tre orësh. Ju bëtë mirë që erdhët më shpëtuat. Pavarësisht kësaj më pëlqen Shqipëria. Vendi është i mrekullueshëm, do vij sërish”, thotë turisti.

Sakaq, për ngjarjen pritet informacion zyrtar nga policia.