Fjalë Kyçe

Turma njerëzish në Albi Mall, “merre Covidin me zbritje” në Black Friday

Turma njerëzish në Albi Mall, “merre Covidin me zbritje” në Black Friday

Turma të mëdha njerëzish janë mbledhur sot tek “Albi Mall” në Prishtinë në atë që njihet si “Black Friday”.

Në disa pamje të siguruara nga Reporteri qytetarët shihen të grumbulluar më shumë se pesë persona, ndërkohë që nuk respektojnë as distancën sociale.

Ky grumbull i njerëzve vjen në kuadër të “Black Friday”, ndonëse Ministria e Shëndetësisë qysh javën e kaluar kishte bërë të ditur se qendrave tregtare dhe super-marketeve nuk ju lejohet aktiviteti i llojit “Black Friday”.

Por megjithatë, ato kanë vazhduar me oferta promocionale duke nxitur kështu edhe grumbullim të madh të njerëzve.

Kujtomë se vetëm gjatë ditës së djeshme në Kosovë kanë vdekur 15 persona dhe janë konfirmuar 775 raste të reja, shifra këto që vazhdojnë të jenë alarmante.