Një 25 vjeçar ka vdekur nga zjarri në rrethin Marmaris, në Mugla, teksa po dërgonte ujë tek zjarrfikësit si vullnetar.
Aksionet e shuarjes së zjarrit që shpërtheu dje në Sirinyer, në vendbanimin Armutalan dhe u përhapen drejt vendbanimit Içmeler, po kryhen nga ajri dhe nga toka, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv.
Şahin Akdemir, 25-vjeç, pësoi për vdekje derisa tentoi të ikë nga rajoni i përfshirë nga zjarri. Ai pësoi aksident dhe u bllokua në një rrjet zjarri. Akdemir punoi në sektorin e turizmit, ndërsa skuadrave të zjarrfikësve u dërgoi ujë me motor.
Gjurmët e tymit janë të dukshme në fytyrën e tij në videon tjetër që kishte publikuar në rrjetet sociale, “Zjarri ka vazhduar, ne ende po transportojmë ujë,” tha Akdemir.
Një muaj më parë, ai transportoi vullnetarisht ujin për të shuar një zjarr pyjor në Marmaris, në të cilin humbi jetën një person.