Mitralozi i rëndë indigjen turk ka kaluar me sukses të gjitha fazat e testeve dhe tani është gati për prodhim masiv.Mitralozi i ri 12,7 mm me një distancë prej 1.200 metrash i tipit SAR 762 MT nga Sarslmaz, një prodhuesi kryesor turk i armëve të vogla, do të kontribuojë në përpjekjet antiterroriste të Turqisë.
Duke folur për AA-në, Nuri Kiziltan, një ekzekutiv i lartë në kompaninë Sarslmaz, tha se grupi i parë i armëve SAR 762 MT së shpejti do t’u dorëzohet forcave të armatosura turke.Duke nënvizuar se mitralozi është prodhim vendas, Kiziltan vlerësoi kontributet e Presidencës Turke të Industrive të Mbrojtjes në përmirësimin e aftësive të sektorit kombëtar të mbrojtjes.Ai tha se mitralozi mund të përdoret nga ekipet e këmbësorisë dhe mund të montohet në automjete të ndryshme të blinduara, përfshirë tanket kryesore të betejës/TopChannel/