Turqia ka thënë këtë të diel se do të zbatojë kushtet e një marrëveshjeje ndërkombëtare, e cila mund ta lejojë atë të bllokojë hyrjen në Detin e Zi për forcat e Marinës ruse.
Sipas Konventës së Montreux të vitit 1936, Turqia ka kontroll mbi dy ngushticat që lidhin Detin e Zi, i cili ndodhet në bregun jugor të Ukrainës, me Mesdheun.
Konventa garanton kalimin e lirë të anijeve që i përkasin vendeve të Detit të Zi, si Rusia, në kohë paqeje, por i lejon Turqisë të mbyllë ngushticat për të gjitha anijet luftarake të huaja në kohë lufte ose nëse vetë Turqia kërcënohet.
Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu tha të dielën: “Kemi vendosur që situata në Ukrainë është kthyer në luftë. Ne do të zbatojmë në mënyrë transparente dispozitat e Montreaux”.
Turqia, e cila është një aleate e NATO-s, por është gjithashtu e varur nga Rusia për energjinë dhe turizmin, e kishte vlerësuar më herët sulmin e Rusisë në Ukrainë si të papranueshëm, por nuk e quajti situatën një luftë. Këtë gjë e bëri të dielën./a2cnn