Qendra e Turqisë u lëkund nga një goditje sizmike me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter.
Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ka qenë 19 km në veri-lindje të qytetit Emirgazi, ndërsa është ndjerë edhe në zona të tjera.
Thellësia e lëkundjeve ka qenë pesë kilometra.
Nuk raportohet për dëme materiale apo në njerëz.
Turqia brenda disa muajve është tronditur nga disa tërmete, ku ka pasur edhe viktima.