Turqia ka lëshuar me sukses raketën kundërajrore me rreze të gjatë veprimi “Siper”.
Kreu i Presidencës Turke të Industrisë së Mbrojtjes, Ismail Demir tha se në rrugën e zhvillimit të armëve po testojnë sisteme në nivele të ndryshme dhe se po shkojnë drejt sistemeve gjithnjë e më të avancuara, siç është “Siper”.
Demir vuri në dukje se shpreson se Turqia do të vazhdojë të prodhojë armë të reja dhe se do të arrijë qëllimin e saj – të ketë gjashtë sisteme të ndryshme të mbrojtjes ajrore.
Turqia tashmë ka sistemet S-400, Korkut, Sungur dhe Hisar, raportojnë mediat turke.
Projekti “Siper” udhëhiqet nga gjigantët turq të mbrojtjes ASELSAN, ROKETSAN dhe Këshilli Turk i Kërkimeve Shkencore dhe Teknologjike.
“Siper” pritet të hyjë në inventarin e ushtrisë në vitin 2023.