Fjalë Kyçe

Tv austrialian publikon pamjet: Lakuriqë nate të gjallë në laboratorët e Wuhan që në 2017

Tv austrialian publikon pamjet: Lakuriqë nate të gjallë në laboratorët e Wuhan që në 2017

Instituti i virologjisë së Wuhan, qyteti ku mendohet të ketë pasur origjinën Covid-19, ka mbajtur lakuriqë nate të gjallë në kafaz.

Kjo dëshmohet me pamjet e publikuara eksluzivisht nga televizioni australian Sky News. Pamjet janë filmuar brenda strukturës në qytetin kinez.

Ky filmim përgënjeshtron versionin e Organizatës Botërore të shëndetësisë, që cilësoi si komplot idenë e një dalje të virusit nga ky laborator. Filmimi është realizuar nga akademia kineze e shkencave, në kuadër të inaugurimit të një laboratori të ri të nivelit katër – për sigurinë.

Ai është regjistruar në maj të 2017-ës dhe i referohet masave të sigurisë që merren në rast incidenti. Në pamje duken lakuriqët e natës që mbahen në kafaz në institutin e virologjisë në Wuhan dhe një shkencëtar i jep të hajë një krimb një prej kafshëve.

Në raportin e organizatës botërore të shëndetësisë që heton për origjinën e pandemisë, nuk ka asnjë fjalë për lakuriqët e natës brenda institutit. Pra video jo vetëm tregon se aty po kryheshin eksperimente, por rihap dhe debatin për mundësinë që koronavirus të jetë pasojë e një manipulimim gjenetik që ka dalë nga laboratori i Wuhan.