Rrjeti social Twitter ka ndaluar së funksionuari nga ora 3 e ditës.
Përdoruesit e Twitter-it nga Evropa, si dhe kontinente të tjera, kanë raportuar probleme në qasjen në platformë në DownDetecor, shkruan lajmi.net.
Problemet janë hasur më së shumti tek përdoruesit nga Britania e Madhe, SHBA-të dhe Japonia.
Aktualisht, edhe shfrytëzuesit nga Kosova, të rrjetit social në natyrën e mikroblogut, kanë hasur në vështirësi të shfrytëzimit të shërbimeve të platformës.