Fjalë Kyçe

Tym i zi në ajër, raportohet për shpërthime në Lviv

Tym i zi në ajër, raportohet për shpërthime në Lviv

Disa shpërthime janë dëgjuar në qytetin e Lviv-it në Ukrainë. Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve Reuters.

Agjencia e lajmeve citon një dëshmitar okular.

Këshilli i qytetit shtoi se tre shpërthime janë dëgjuar, ndërsa thuhet se një kullë komunikimi ishte shënjestra.

Lviv, i cili është afër kufirit me Poloninë, ka qenë relativisht i sigurt nga sulmet ruse dhe ka qenë qyteti ku njerëzit po shkojnë për të shpëtuar.