Tymi i zi pas takimit të zhvilluar në Continassa mes drejtuesve të Juventusit dhe Jorge Antun, agjentit të Paulo Dybalas.
Ylli argjentinas do të jetë futbollist i lirë në fund të sezonit dhe do të largohet nga Torino pas shtatë sezonesh.
Jorge Antun , agjenti i Paulo Dybala , takoi stafin e plotë drejtues të Juventusit në qendrën sportive Continassa, por pas dy orësh negociata ku temë diskutimi ishte renovimi i kontratës.
Kontrata e tij me Juventusin do të përfundojë më 30 qershor dhe argjentinasi do të gjejë skuadër të re pa fituar Juventusi asnjë cent nga ai.