E ardhmja e Tyson Fury mund të bëhet më e qartë këtë javë pasi WBC kërkon një vendim nëse kampioni i botës dy herë në peshën e rëndë do të vazhdojë me planet për t’u tërhequr nga sporti.
33-vjeçari ka këmbëngulur vazhdimisht se do të largohet nga boksi pasi mbrojti titujt e tij botërorë me një fitore në raundin e gjashtë kundër Dillian Whyte para 94,000 njerëzve në stadiumin Wembley muajin e kaluar.
Fury shfaqi pak interes për një ndeshje kundër Oleksandr Usyk, në vend të kësaj e ktheu vëmendjen e tij në një rikthim në WWE këtë vit, transmeton lajmi.net.
Boksieri e paralajmëroi shumë shpesh pensionimin nga boksi, por u mendua që me kalimin e kohës ai do të ndryshonte mendje.
Shenja për tërheqje përfundimtare nga ky sport dha edhe pas ndeshjes ndaj Dillian Whyte, kur u shpreh i pasigurt nëse do të vazhdonte më apo jo.