Fjalë Kyçe

Tyson nxjerr në shitje “veshin” e Holyfield, me shije kanabisi

Tyson nxjerr në shitje “veshin” e Holyfield, me shije kanabisi

Më shumë se dy dekada pasi kafshoi veshin e kundërshtarit të tij në ring, Evander Holyfield, në sfidën për titullin botëror në versionin WBA në vitin 1997, Mike Tyson ka nxjerrë në shitje karamele në formë veshi.

Për më tepër, karamelet e gomuara janë me shije kanabisi dhe quhen “Kafshimet e Mike”, për t’i bërë homazh momentit më famëkeq të boksierit legjendar në ring.

Holyfield, i vetmi boksier katër herë fitues i titullit të peshave të rënda, mundi fillimisht Tyson-in në Las Vegas në vitin 1996. Një vit më pas, në ndeshjen e revanshit që të gjithë prisnin me padurim, Tyson kafshoi veshin e kundërshtarit dhe e pështyu në ring copën e këputur, duke u eliminuar menjëherë nga gara. Incidenti bëri që ajo ndeshje të futej në historinë e boksit si ndër më të çuditshmet.

Tyson, i cili është boksieri më i ri që ka fituar ndonjëherë titullin e peshave të rënda, ka qenë nismëtar i disa sipërmarrjeve që lidhen me kanabisin në vitet e fundit. Kompania që shet karamelet në formë veshi, e quajtur “Tyson 2.0”, u hap fillimisht në vitin 2021 dhe deri tani është e pranishme në mbi 100 dyqane në Kaliforni. Në një postim në Twitter, Tyson tha: “Në fakt, këto veshë janë shumë të shijshëm”.

Që prej incidentit famëkeq, Tyson dhe Holyfield janë pajtuar dhe kanë bërë disa paraqitje publike së bashku./a2cnn