Fjalë Kyçe

U-21 i Kosovës po i vazhdon përgatitjet për dy miqësoret kundër Katarit

U-21 i Kosovës po i vazhdon përgatitjet për dy miqësoret kundër Katarit

Përfaqësuesja U-21 e Kosovës në futboll po i vazhdon seancat përgatitore në Doha para dy ndeshjeve miqësore kundër Katarit.

Ndeshjet do të luhen më 26 dhe 29 mars. “Dardanët” nën drejtimin e trajnerit të ri Michael Nees do të synojnë të shfrytëzojnë dy miqësoret si test para ndeshjes së parë në eliminatore për Evropian kundër Andorrës, ndeshje që do të luhet në qershor.

Te U-21 i Kosovës mungon Mark Marleku, që nuk është liruar nga klubi shkaku i situatës me pandeminë, ndërsa në vend të tij është ftuar Baton Zabërgja.