Fjalë Kyçe

U arrestua nga Serbia, ish-ushtarit të UÇK-së i caktohet masa e paraburgimit prej një muaj

U arrestua nga Serbia, ish-ushtarit të UÇK-së i caktohet masa e paraburgimit prej një muaj

Ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, i cili është arrestuar nga autoritetet serbe të premten në pikën kufitare në Merdarë, i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaj në Serbi.Këtë e ka konfirmuar avokati i familjes, Xhevdet Smakiqi teksa shtoi se do të ushtrohet e drejta për ankesë.

“Ai ndodhet në Beograd në qendrën e paraburgimit nga Kushumli e kanë dërguar. Mbrëmë vonë unë kam marrë informacion nga avokati i caktuar nga shteti serb që i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh dhe tash ka me ushtruar ankesë”, ka deklaruar Smakiqi.Nga Prokuroria serbe pretendohet se Dakaj ka kryer krime lufte si 19 vjeçar në vitin 1999.

Ai është arrestuar në pjesën tjetër të kalimit kufitar Merdarë.

Hasan Dakaj nga Prizreni është arrestuar derisa po udhëtonte me vëllain e tij drejt Italisë.Nga ana e saj, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar mekanizmat ndërkombëtarë për veprimet e Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës.Për rastin është njoftuar Zyra e BE-së në Serbi, Ambasada e SHBA-së dhe ajo e Britanisë sё Madhe nё Serbi.Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se Zyra Ndёrlidhёse e Kosovёs nё Serbi do t’u paraqesë kёrkesё zyrtare autoriteteve serbe pёr tё lejuar ambasadorin Jetish Jashari ta vizitojё Dakajn, qё tё njoftohet mё konkretisht pёr trajtimin qё po i bёhet Dakajt nga organet serbe. /Telegrafi/