Aktori i famshëm turk, Kivanç Tatlitug dhe bashkëshortja e tij Basak Dizer dyshoheshin se ishin me koronavirus. Por për fat të mirë çifti i famshëm rezultuan negativ.
Dhe sot stilistja e njohur feston ditëlindjen. Aktori Kivanç i ka bërë një dedikim emocionues bashkëshortes në ditën e saj të lindjes.
“Gëzuar ditëlindjen e dashur! Sa mirë që të kam. Të dua,”– shkroi aktori i njohur turk.
Postimin Kivanç e shoqëroi me një foto ku shihet duke puthur Basak në ballë.
Stilistja dhe aktori janë prej vitesh në një marrëdhënie. Ata u lidhën në vitin 2013 dhe u martuan në 2016.
Çifti duken shumë të lumtur në krah të njëri-tjetrit.