Një letër rrëfimi është gjetur në automjetin me të cilin një 29-vjeçar në Berlin u fut mes turmës duke i marrë jetën një personi dhe duke lënë të lënduar rreth 30 të tjerë.
Gazeta Bild citon një hetues i cili raportohet të jetë shprehur se “ky nuk ishte aspak një aksident, por bëhet fjalë për dikë të tërbuar, një vrasës gjakftohtë”.
Por ministrja e brendshme e shtetit të qytetit, Iris Spranger, mohoi ekzistencën e ndonjë letre rrëfimi. Në vend të kësaj ajo tha se u zbuluan disa pankarta në automjet.
Për ngjarjen në fjalë është arrestuar nga policia një 29-vjeçar me shtetësi të dyfishtë gjermano-armene. Zëdhënësi i policisë së Berlinit, Martin Dams tha më herët se nuk është e qartë nëse incidenti ishte një aksident apo shoferi ishte përplasur me dashje në turmën.
Një Renault Clio ngjyrë argjendi u përplas me një turmë njerëzit në afërsi të Breitscheidplatz në Berlin duke lënë 1 të vdekur dhe 8 të plagosur. Sipas medieve gjermane ngjarja ndodhi rreth orës 10:26 të mëngjesit të sotëm dhe makina ishte me shpejtësi në momentin kur ndodhi aksidenti.
Shoferi i cili tentoi të arratisej u ndalua fillimisht nga kalimtarët dje më pas u arrestua nga policia. /abcnews.al/