Fjalë Kyçe

U futen ilegalisht në “zonën e kuqe”, arrestohen dy kosovarë dhe një shtetase e Shqipërisë

U futen ilegalisht në “zonën e kuqe”, arrestohen dy kosovarë dhe një shtetase e Shqipërisë

Policia e Kosovës ka arrestuar dje disa persona në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Raportohet se tre të dyshuarit (dy meshkuj kosovarë dhe një femër shqiptare shtetase e Shqipërisë) janë hasur duke lëvizur me automjet dhe të njëjtit nuk e kishin respektuar  vendimin për parandalim të përhapjes së pandemisë duke lëvizur në zonën e shpallur karantinë.

Të dyshuarit pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.