Një person u gjet i vdekur në veturën e tij në lagjen “Emshir” të Prishtinës gjatë ditës së djeshme.
Familjarët konfirmuan se bëhej fjalë për Nazmi Grabovci, nipin e ish-deputetit të PDK-së, Adem Grabovci.
Policia sot ka dhënë detaje shtesë për vdekjen e tij. Sipas policisë viktima është gjetur i gjakosur dhe pa shenja jete, teksa dyshohet se i njëjti ka bërë vetëvrasje.
Afër trupit të pa jetë është gjetur një armë zjarri me 12 fishekë, 1 gëzhoje te kalibrit 9 mm.
“Lagjja Emshir, Prishtinë 02.06.2022. Raportohet se është gjetur në një veturë një person mashkull kosovar i gjakosur dhe pa shenja jete, dyshohet që i njëjti ka bërë vetëvrasje. Afër trupit të pa jetë është gjetur një armë zjarri me 12 fishekë, 1 gëzhoje te kalibrit 9 mm. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion. Rasti nën hetime.