Në fshatin Balincë të Malishevës mbrëmë janë ndaluar trembëdhjetë persona, pasi të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë, duke u grumbulluar.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, përveç pronarit të lokalit i cili është dërguar në mbajtje.
“Janë ndaluar trembëdhjetë (13) meshkuj K, pasi të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë, duke u grumbulluar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt përveç pronarit të lokalit i cili është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.